SHBA ashpërson masat për vizat: Kush shkel rregullat e emigracionit do të dëbohet
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka bërë një paralajmërim të rëndësishëm për të gjithë mbajtësit e vizave amerikane. Në një njoftim zyrtar, ambasada thekson se kontrolli mbi vizat nuk ndalon me dhënien e tyre, por është i vazhdueshëm për të siguruar që mbajtësit e tyre respektojnë ligjet dhe rregullat e emigracionit.
“Departamenti i Shtetit i ShBA është i përkushtuar ta bëjë Amerikën më të sigurt përmes politikave më kërkuese. Kontrolli i vizave amerikane nuk ndalon pas lëshimit të vizës. Ne i kontrollojmë vazhdimisht mbajtësit e vizave për t’u siguruar që ata ndjekin të gjitha ligjet dhe rregullat e emigracionit të ShBA dhe ne do t’ua heqim vizat dhe do t’i dëbojmë nëse nuk e bëjnë këtë”, thuhet në njoftim.
Ky paralajmërim vjen si pjesë e masave të rrepta për të garantuar sigurinë dhe integritetin e sistemit të emigracionit në SHBA.