Fituesi i Big Brother, Arbër Zeka ka analizuar situatën e fundit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Sipas tij, banori në nominim, Xumi duhej të dilte me zarf të zi, pasi fjalori denigrues i përdorur ndaj Gjestit është totalisht i papranueshëm.
“Xumi një fjalor denigrues, lënë për të dëshiruar shumë. Është në delir. Mendoj që duhej të dënohet me Zarf të zi, një person që shan nga motra një person tjetër aty brenda në Big Brother. Degradim i fjalorit. Në raste të tjera produksioni duhej ta nxirrte me zarf të zi. Nuk fyhet dhe shahet me këtë fjalor. Sinqerisht ai djalë ka degjenuar dhe nuk e ka prit nominin. Kryesisht nuk e ka prit nga Egli, ka qënë në delir. Ka menduar se çdo gjë që qarkullon në Big po rrotullohet rreth Xumit” tha Arbër Zeka.