Detaje të reja nga arrestimi i dy vajzave që krijuan faqen anonime në Korçë, faqe e cila shpërndante mesazhe denigruese, foto dhe video ndaj të rinjve dhe jo vetëm në juglindje.
Për afro 5 ditë, kjo faqe e administruar nga dy vajza 17-19 vjeçare ka “terrorizuar” minorenet, kryesisht të moshës 14-16 vjeç.
Përpara oficerëve të policisë gjyqësore, të dyja vajzat kanë pranuar se kanë krijuar këtë faqe ne rrjetet sociale e gjithashtu kanë pranuar se mesazhet vinin në këtë faqe nga persona anonimë.
Policia ka ngritur akuzën e “pornografise me të mitur”, akuzë që shkon deri në 7 vite heqje lirie.
Te dyja vajzat pritet të dalin para togave të zeza për të mësuar dhe masën e sigurisë ndaj tyre.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ