Shans për tu arratisur drejt titullit kampion, Xavi me dhimbje koke para duelit me Elche

Pushimet për shkak të kombëtareve nuk kanë rezultuar efikase te Barcelona.

Katalanasit do të vuajnë mungesa të rëndësishme në duelin e radhës në kampionat ndaj Elche. Sipas asaj që raportojnë mediat spanjolle, Çavit i duhet të bëj llogaritë pa 6 futbollistë në transfertën e së shtunës.

Ata që e kanë të sigurtë mungesën në stadiumin e Elche janë Araujo, Christensen, Pedri, Frenkie de Jong, Ousmane Dembele dhe Raphinha, me brazilianin që nuk do të jetë në dispozicion për shkak kartonash. Lojtarë stabël në formacionin e Çavit, që gjithsesi do të ketë alternativat e duhura për t’i zëvendësuar.

Diferencat mes dy skuadrave janë të shumta, diçka që e konfirmon edhe distanca prej 55 pikësh në renditje. Ky është hendeku më i madh historik në La Liga pas 26 javësh kampionat. Për të gjetur diferencën më të madhe mes vendit të parë dhe të fundit duhet të kthehemi në sezonin 2017-2018 kur Blaugrana udhëhoqte ndaj Malagës me 53 pikë.