Shakira dhe Karol G thyejnë rekord me këngën e tyre

Pas suksesit  mbarëbotëror të  bashkëpunimit  më të fundit të Shakira dhe Karol G, janë bërë artistet më të dëgjuara në botë.

Teksti i kësaj kënge, për të cilin shumë pretendojnë se  ishte një diss për ish-partnerët e tyre Gerard Pique dhe Anuel AA, u dëgjua 40 milionë herë vetëm në ditën e parë të publikimit.

Pas këtij suksesi të jashtëzakonshëm, artsitja Karol G  bëri një postim në rrjete sociale për të falënderuar të gjithë  fansat për mbështetjen e dhënë .

Ky postim në Instagram për një kohë të shkurtër kaloi shifrën e 3.5 milionë pëlqimeve ndërsa  i përket platformës YouTube, kjo këngë ka kaluar shifrën e 150 milionë klikimeve  në vetëm pak ditë.

Në një intervistë  të dhënë më herët për Neë York Times, Karol G u shpreh se e ka bërë realitet ëndrrën e saj për të kënduar me Shakirën.