Sfidat e Euro 2024 me Moldavinë dhe Ishujt Faroe, kombëtarja vijon përgatitjet, grupi drejt kompletimit
Vetëm katër futbollistë të thirrur për dy ndeshjet kualifikuese të qershorit nuk janë bashkuar ende me kombëtaren shqiptare.
Së fundmi me grupin janë stërvitur edhe lojtarë si Berat Gjimshiti, Keidi Bare, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli, të cilët ishin të fundit nga grupi kuqezi që zbritën në fushë me ekipet respektive.
Ndërkaq, me skuadrën është bashkuar edhe Naser Aliji, i cili gjendet në grumbullim pas mungesës së Ivan Balliut për arsyejeve dëmtimi. Ekipi kombëtar ka zhvilluar vetëm një seancë stërvitore, teksa atmosfera në grup është mjaft e mirë. Trajneri Sylvinho dhe stafi i tij janë angazhuar në stërvitjen e grupit për të plotësuar edhe boshllëqet nga 4 lojtarët që janë ende në pritje për t’iu bashkuar kuqezinjve.
Hysaj, Seferi dhe Asani do kryejnë seancat e radhës stërvitore, ndërsa i fundit që do mbërrijë në fushë do të jetë mesfushori Kristjan Asllani, i cili është i angazhuar me Interin në finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Manchester Cityt. Takimi i radhës për kuqezinjtë do të jetë më 17 qershor ndaj Moldavisë në stadiumin kombëtar “Air Albania”, ndërsa tre ditë më vonë përballë Ishujve Faroe.