“Sezoni veror po vazhdon me flukse të larta”/ Rama: 2 milionë turistë të huaj gjatë muajit gusht

Kryeministri Edi Rama thotë se sezoni veror po vazhdon me flukse të larta në vend edhe në muajin shtator.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama u shpreh se vetëm gjatë muajit gusht, 2 milionë turistë të huaj vizituan Shqipërinë, duke iu referuar shifrave zyrtare.

“Mirëmëngjes dhe me shifrat zyrtare që tregojnë se Shqipëria mikpriti mbi 2 milionë vizitorë të huaj vetëm gjatë muajit gusht, teksa sezoni veror po vazhdon me flukse të larta edhe në shtator duke premtuar për një vit me rezultate spektakolare në turizëm, ju uroj një të diel të qetë”, shkruan Rama në Facebook.