Sezoni turistik në Vlorë/ Kryetari i bashkisë Ermal Dredha: Pritshmëritë janë pozitive

Sezonin turistik në Vlorë, kryetari i bashkisë Ermal Dredha e cilëson pozitiv ndërsa edhe pritshmeritë janë të tilla. Vetë Dredha ka komfirmuar se tashmë prej më shumë tre javësh Vlora edhe zyrtarisht e ka çelur sezonin por mund të thuhet që ka nisur më parë ndërsa referuar prenotimeve pritet që edhe muajt në vijim të rregjistrojnë rritje të numrit të turistëve.

Dredha ka prekur edhe bashkëpunimin me operatorët turistik vendas apo të huaj ku nuk kanë munguar edhe nga Lituania apo Polonia ndërsa ka theksuar edhe faktin se Vlora tashmë ka rritur edhe njësitë akomoduese

Plazhet publike dhe ato private.

Jane katër plazhe nën menaxhimin e bashkisë duke nisur nga Zvërneci deri në Radhimë ndërsa gjatë kësaj të premte plazhi pranë ish Akademisë së Marinës u kompletua me të gjithë aksesorët për plazh publik

Në intervistën e tij Dredha ka prekur edhe projektin e ujësjellësit dhe landfildin dy projekte me mjaft rëndësi për qytetin dhe të ardhmmen e Vlorës. Nga furnizimi me ujë dhe deri tek depozitimi i mbetjeve.

Një nga situatat që kërkon zgjidhje është ajo e vrojtuesve në plazhet publike. Jane çelur aplikimet, ndërkohë që Dredha ka theksuar se ky sezon pritet ashtu si Vlora e meriton duke i bërë edhe një thirrje shqiptarëve të zgjedhin pikërisht Vlorën për të pushuar.