Kryeministri Edi Rama po merr pjesë në aktivitetyin për bilancin e sezonit turistik. Rama shkruan se ky ka qenë viti më i mbarë ndonjëherë për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu.
“Bilanci i sezonit turistik veror, më i mbari ndonjëherë për nga flukset e të ardhurave në ekonomi dhe të turistëve të huaj po ashtu, por edhe me standarde të reja në pastërti, siguri e mikpritje duke e futur Shqipërinë në hartën e destinacioneve siç as nuk imagjinohej dot deri pak vite më parë”, shkruan Rama.
Ndërkohë ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro thotë se duhet më shumë punë s ai takon menaxhimit të mbetjeve. Ajo vlerësoi dy bashki për punën e bërë, Sarandën dhe Shkodrën.
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
LEXO EDHE:
Mbi 7.2 mln të huaj vizituan vendin tonë për 8 muaj, operatorja turistike: Zgjedhin edhe destinacionet historike, Bunk’Art 1 dhe Bunk’Art 2 më të preferuarat
“Nuk mund të krenohemi me detin, nëse rrugët i kthejmë në hospote plehrash. U jam mirënjohëse shumë kryetarëve që kemi qenë nën stop në komunikim për të përballuar një behar të pazakontë. Do përmend dy bashki, Sarandën dhe Shkodra, ku kryetari i gjeti në një situatë të rëndë sa i takon menaxhimit të mbetjeve, na u desh të futeshim me ushtri.L