“S’është turp, dashuria ështe e bukur”/ Gjesti habitet nga mesazhi i Armando Brojës: Kush është ky?
Një moment surprizues ndodhi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, kur banorët morën mesazhe mbështetëse nga jashtë në segmentin Big Love. Një nga mesazhet që shkaktoi më shumë emocion erdhi nga futbollisti i Kombëtares Shqiptare, Armando Broja.
Sapo banorët panë emrin e tij, nisën brohoritjet, por Gjesti mbeti i hutuar dhe pyeti: “Kush është ky?”.
Menjëherë, Laerti iu përgjigj: “Është futbollist i Kombëtares, lexo!”, ndërsa në sfond Rozana dëgjohej duke thirrur: “Armando Broja o njeri!”.
I habitur, Gjesti u justifikua duke thënë: “Hej bro, unë s’e di, s’jam i informuar për futbollin këtu”.
Në mesazh, Broja i drejtohej Gjesti-t me këto fjalë:
“Gjesti, na kënaqe o vëlla, veç për ty po e shikoj këtë Big. Të presim me fitore. Loja ka puls edhe dashuria, por ti nuk do të nxjerrësh djalin e dashuruar. Nuk është turp, vëlla. Nuk ka më bukur se dashuria.”
Gjesti e falënderoi Brojën dhe e vlerësoi mesazhin si një surprizë të këndshme.