“Servile e Gjestit, do famë”/ Përplasje e ashpër mes G Banit dhe Egli Takos në BBV: Je hipokrite, vetëm viktimizohesh
Një debat i tensionuar ka ndodhur mes G Banit dhe Egli Takos në shtëpinë e “Big Brother VIP”, duke përfshirë edhe banorët e tjerë në përpjekje për të qetësuar situatën. Shkak për konfliktin u bë një moment kur G Bani nuk e lejoi Eglin të dilte në oborr, duke i mbyllur derën.
“Je dyfytyrëshe, je hipokrite,” i tha G Bani Eglit, ndërsa kjo e fundit reagoi me tone të larta duke thënë: “Ma ka dhënë truri dua të dal jashtë të marr ajër dhe ti më bllokon derën, kush je ti?”
Pas këtij momenti, Egli shpërtheu në të qara, duke shprehur se ndihej e prekur nga akuzat e G Banit, por ky i fundit nuk u tërhoq. “Je duke gënjyer, vetëm viktimizohesh,” tha ai.
Në një bisedë me banoren tjetër Gertën, G Bani e quajti Eglin “servile të Gjestit” dhe e akuzoi se po përpiqet të përfitojë nga fama e tij. “Cohet Egli dhe më thotë dua të dal jashtë. Pse? Sepse është servile ndaj Gjestit, do pak nga fama e tij se është i famshëm Gjesti,” u shpreh ai.