“Servil, legen, bën si opozitar dhe në darkë çon mesazhe”, debat i ashpër mes Kreshnik Çollakut dhe Dashnor Sulës. Garda ndërhyn për t’i ndarë

Deptuetët e Partisë Demokratike, Dashnor Sula dhe Kreshnik Çollaku janë përplasur me njëri-tjetrin pas mbylljes së komisionit për Çështjet Evropiane ditën e sotme.

Ata shkëmbejnë ofendime me Çollakun që i drejtohet me cilësimet “lëngaraq, servil dhe legen”, ndërsa Sula e cilëson kolegun si “mashtrues”.

Deputeti Çollaku i thotë Sulës se do të bëjë kallëzim penal ndaj tij pasi pretendon se ky i fundit e ka cënuar fizikisht.