Sërish tym i zi në Vatikan! Dështimi i dytë i zgjedhjes së Papës në Vatikan, pritet sinjali i dytë nga Kapela Sistine
Për herë të dytë ka dështuar zgjedhja e Papës së ri në Vatikan, pasi nga Oxhaku i Kapelës Sistine doli sërish tym i zi, që tregon se 133 kardinalët e mbledhur nuk kanë rënë dakord për emërimin e Papës. Një sinjal i dytë pritet të jepet më pasdite, dhe nëse del tym i bardhë, do të thotë se Papa është zgjedhur.
Kardinalët nisën ritin e fshehtë të zgjedhjes të mërkurën, për të emëruar udhëheqësin e ri për 1.4 miliardë katolikët në mbarë botën. Ky konklav ka një numër rekord prej 133 kardinalësh nga 70 vende, krahasuar me 115 kardinalë në vitin 2013. Kjo rritje pasqyron përpjekjet e Papa Françeskut për të zgjeruar ndikimin e kishës në rajone të largëta me pak katolikë.
Edhe pse nuk ka një favorit të qartë, kardinali italian Pietro Parolin dhe kardinali filipinas Luis Antonio Tagle konsiderohen si pretendentët kryesorë. Pavarësisht këtij procesi të fshehtë, Vatikani ka marrë masa teknologjike për të siguruar privacinë e kardinalëve, duke bllokuar sinjalet për të parandaluar përgjimin.
View this post on Instagram