Sërish tensione në veri të Kosovës. Forca të shtuara të KFOR-it janë parë sot në mëngjes në dy komunat veriore, Zubin Potok dhe Leposavic.
Grupe qytetarësh serbë u mblodhën para ndërtesës së komunës në Leposaviq për të kundërshtuar marrjen e pushtetit lokal nga kryetari i ri shqiptar, Lulzim Hetemi.
Në Zveçan është vendosur një gardh metalik, i cili e ka bllokuar rrugën që çon drejt ndërtesës së komunës.
Përveç KFOR-it, afër vetë objekteve komunale, janë edhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës.
Siç raportohet, Policia e Kosovës ka hedhur gaz lotsjellës për të shpërndarë qytetarët pasi tentuan të hyjnë në objektin e komunës së Zveçanit.
Mësohet se kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiç, është duke biseduar me pjesëtarë të misionit paqeruajtës KFOR në Zveçan. Euronews.