Sërish tension te Bayern Munich, Thomas Tuchel ‘shkatërron’ qendrën stërvitore

Nuk ka qetësi tek Bayern Munich.

Rezultatet negative në fushën e lojës kanë prishur harmoninë në kampin bavarez. Në bankën e të akuzuarve është trajneri, Thomas Tuchel, i ardhur në “Allianz Arena” për të shpëtuar sezonin që po shkon gjithnjë e në greminë.

Për të konfirmuar tensionin, mediat kanë shpërndarë disa fotografi ku Tuchel shfrynë të gjithë dufin e tij, duke thyer një prej pengesave. Futbollistët në dispozicion të gjermanit nuk kanë treguar seriozitet në stërvitje, duke sjellë edhe këtë episod.

Përpos angazhit të paktë, Gravenberch nuk mori pjesë me uniformën e duhur, për të prishur akoma dhe më shumë entuziasmin. E gjithë skena ndodhi në prezencë të dy ndihmësve të tij dhe shefit ekzekutiv të klubit, Oliver Kahn.

Episod që sigurisht mund të tregojë krizën që po kalon Bayern Munich në këtë pjesë të sezonit. Eliminimi nga Liga e Kampionëve dhe humbja e kryesimit të Bundesligës konsiderohet si dështim i objektivave sezonal tek bavarezët.

Tashmë, Bayern shfrytëzojnë 5 sfidat e fundit në kampionat për të dueluar deri në fund me Dortmund për të fituar titullin.