Sërish incident zgjedhor në Lezhë/ Ndalohet një makinë gjatë natës, përplasje mes grupeve – reagojnë Eduart Ndocaj dhe Pjerin Ndreu

Një incident tjetër zgjedhor është regjistruar mbrëmjen e djeshme në Lezhë, duke shtuar tensionet politike në kuadër të fushatës elektorale. Ngjarja ka ndodhur gjatë natës, ku dy grupe, njëri i lidhur me Eduart Ndocajn dhe tjetri me Partinë Socialiste, janë përplasur në rrugë në rrethana të paqarta.

Sipas pretendimeve të opozitës, një makinë e tyre është ndaluar në mënyrë të pajustifikuar me dyshimet se anëtarët e saj po përpiqeshin të blinin vota. Në përplasjen verbale ishin të pranishëm edhe nënkryetari i Bashkisë së Lezhës, Fatjon Gjini.

Nënkryetari i bashkisë Gjini nuk është shoqëruar nga policia, ndonëse Eduart Ndocaj pretendon të kundërtën, duke thënë se edhe Gjini është shoqëruar për sqarime.

Ngjarja ka sjellë edhe një reagim të menjëhershëm nga kryetari i Bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, i cili akuzoi opozitën për nxitje të tensioneve.

“Bandat e PD po provokojnë tensione pa asnjë shkak”, u shpreh Ndreu, duke hedhur poshtë pretendimet për ndërhyrje të paligjshme nga strukturat e PS.

Reagimi i kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu:

Banda te PD vazhdojne te provokojne klime tensioni pa asnje shkak ne Lezhe! Bllokime rrugesh duke kufizuar levizjen e lire te njerezve jane bere shqetesuese! Bile nje nate kane ndaluar dhe punonjes policie!

Mbreme kane bllokuar rrugen me rrugace Zv kryetarit te Bashkise Lezhe Fatjon Zefi, Kryetarit te PS Kolsh Andi Marku! Moslejimi i levizjes ne zonat e veta dhe bllokimi i rrugeve me alibine idiote se po blihen vota, eshte shkelje flagrante e ligjit, dhe provokacion per te tensionuar fushaten ne kushtet e pamundesise per te siguruar mbeshtetjen elektorale!

Ju bej thirrje anetareve te PS te ruajne qetesine! Organet ligjzbatuese te marrin masat perkatese ndaj kujdo qe kufizon lirine e levizjes se cdo qytetari!

Karvane me makina me militante dhe arme levizin naten duke bere presione. Pse nuk duhet ne te aludojme se po bejne presion dhe po levizin duke blere vota?!

Keto jane sjellje te shemtuara qe nuk nderojne kulturen e lezhjaneve! Pseudo gangstere te ardhur gjoja me force elektorale, do shfryhen si tullumbace me 12 Maj!

Bllokimi i rruges se Zv Kryetarit te Bashkise Fatjon Zefi, i cili njihet si nje nga djemte me me integritet ne Lezhe, eshte vetedemaskimi me i qarte i farses se ashtuquajtur, “mbrojtje vote”!

Lezha sjua ka borxh kete sjellje primitive dhe provokim te ulet!

Ne nuk do te biem ne batakun e provokacioneve tuaja, megjithese e keni mbushe kupen! Por policia, prokuroria te veprojne sipas ligjit!