Një tjetër aksident ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë, ku një urban është përplasur me dy makina. Gazetari Igli Çelmeta bën me dije për BalkanWeb se aksidenti ka ndodhur tek vendi i njohur si kryqëzimi i “Ish-Ekspozitës”.
Deri më tani nuk raportohet për të lënduar.
Kujtojmë se pak ditë më parë një aksident i frikshëm ndodhi në afërsi të “Shallvareve”, ku një urban i linjës së “Unazës” u përfshi në aksident me 9 disa makina, duke lënë të plagosur 9 qytetarë.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ