Sergio Perez ‘raketë’ në Baku, Verstappen mban kreun e pilotëve

Dominimin i Red Bull në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit.

Gara në pistën e Bakusë dhuroi emocione të mëdha, me vijën e finishit që u pre nga Sergio Perez. Piloti meksikan përfitoi nga gabimet e kundërshtarëve për të marrë kreun e renditjes dhe ngjitur në shkallën më të lartë të podiumit.

Pas triumfit në garën sprint të së shtunës, Perez zhvilloi një garë perfekte, duke mbajtur pas krahëve shokun e skuadrës, Max Verstappen.

Kampioni i Botës u rendit vetëm i dyti në këtë pistë, gjithsesi merr pikë të vlefshme për të mbajtur kreun e renditjes së pilotëve. Holandezi numëron 75 pikë, distancuar me 13 nga Perez.

Vetëm vendi i tretë për fituesin e pole-position Sharls Leklerk. Piloti tregoi limitet e Ferrarit të tij në Baku, për të zënë vendin e fundit në podium. Një sukses që mban pas krahëve Fernando Alonson, me spanjollin e renditur të katërtin për të marrë pikë që e mbajnë në vendin e tretë në renditjen e pilotëve. Pas spanjollit vijëne  finishit e kaluan Carlos Sainz, Hamilton, Stroll, Russell, Norris dhe Tsunoda.