Serbia kapet fort te statistikat, historia shton “urinë’ në Tiranë
Mediat serbe kapen fort pas statistikave për të besuar te fitorja ndaj Shqipërisë.
Serbia nuk humbet prej 43 vitesh në ndeshjet e parë eliminatore të një kompeticioni madhor dhe këtë shpresojnë ta arrijnë edhe në Tiranë. Një fakt, që ndodh prej më shumë se katër dekadash, me serbët që kanë marrë rezultat pozitiv në 18 cikle kualifikuese radhazi.
Herën e fundit që ndodhi ishte në vitin 1982, kur trajneri aktual Dragan Stojković debutoi si lojtar me fanellën e Jugosllavisë së atëhershme. Norvegjia e mposhti Jugosllavinë në Oslo në fillim të kualifikimeve për Kampionatin Evropian në Francë. Pas asaj humbjeje, futbollistët serb kanë marrë rezultat pozitiv në kompeticionet e FIFA-s dhe UEFA-s. Ata regjistruan 10 fitore dhe tetë barazime, traditë që shpresojmë që të prishet mbrëmjen e sotme.