Serbia u përfshi këtë të premte nga një grevë e përgjithshme.
Në këtë grevë u përfshinë mijëra qytetarë dhe studentë që mbushën sheshet dhe bllokuan rrugët jo vetëm në Beograd por edhe në qytete të tjera serbe.
Studentët për më shumë se dy muaj bllokojnë fakultetet, duke kërkuar përgjegjësi penale dhe politike për vdekjen e 15 personave nga shembja e strehës në Stacionin Hekurudhor në Novi Sad, më 1 nëntor.
Greva e përgjithshme ose “mosbindja e përgjithshme civile”, siç e konsiderojnë studentët po shoqërohet me ndërprerje të plotë të punës dhe të çdo aktiviteti tjetër të përditshëm, si blerjet në dyqane vajtja ne restorante, kinema, teatër apo aktivitete të tjera publike.
Mbështetje për studentët kanë ofruar figura të shumta publike, aktorë, këngëtarë, sportistë, punonjës të medias, si dhe individë nga profesione të tjera, si avokatë, gjyqtarë, prokurorë, mjekë, edukatorë, e po ashtu edhe politikanë të opozitës në Serbi.
Në të njëjtën ditë që u mbajt greva e përgjithshme, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, organizoi një tubim në Jagodinë – qytet në Serbinë qendrore ku deklaroi para perkrahesve te tij formoi “Lëvizjen për popullin dhe shtetin me moton pertej se majtes dhe te djathtes.
Vucic pretendon se në organizimin e protestave të studentëve janë të përfshira shërbimet e huaja të inteligjencës dhe se mes protestuesve ka te ashtuquajtur “mercenarë të huaj”. Kërkesat e studentëve përfshijnë publikimin e dokumentacionit të plotë për rindërtimin e Stacionit Hekurudhor të Novi Sadit, për të përcaktuar përgjegjësinë për aksidentin e 1 nëntorit, 2024.
Ata kërkojnë që dhunuesit e demonstruesve nëpër të identifikohen dhe të përballen me përgjegjësi penale. Kërkesat përfshijnë edhe lirimin e aktivistëve të arrestuar gjatë protestave, ndalimin e procedurave penale kundër tyre, si dhe rritjen e buxhetit për universitetet.
View this post on Instagram