Zyra e Presidentit të Republikës ka njoftuar se sot Presidenti Bajram Begaj pret Senatorin Amerikan, Steve Daines.
Diplomati i njohur ndodhet në një vizitë zyrtare në Shqipëri ku do të shoqërohet në këtë takim nga Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Yuri Kim.
Takimi do të nisë në orën 18:00 në Presidencë thuhet në njoftim.
Njoftimi i Presidencës:
Takimi sot në 18:00 në Institucionin e Presidentit të Republikës. Pamjet e takimit dhe njoftimi për media do t’ju vihen ne dispozicion nga zyra e shtypit në përfundim të tij.
Tags:
Regjistrohu në buletinin tonë informativ