Zhurma karakteristike që një person lëshon kur rrugët e tij të frymëmarrjes bllokohen gjatë gjumit quhet gërhitje. Gërhitja është një problem i njohur për çdo njeri sa më shumë që vitet kalojnë. Ndonëse nuk është ndonjë sëmundje e veçantë në vetvete dhe mund t’i ndodhë çdo njeriu, kjo zhurmë aspak e pëlqyeshme mund të bëhet shkak për disa probleme shëndetësore.
Sipas mjekëve, gërhitja qoftë në një kohë të gjatë apo edhe për disa sekonda është një problem që shpesh nënvlerësohet. Kjo pasi mund të sjellë pasoja shumë serioze anësore sidomos nëse është e përsëritur. Po çfarë mund të shkaktojë gërhitja në disa organe të trupit dhe si ta parandaloni dëmin. Çfarë i shkakton gërhitja trupit?
Kjo ndërprerje e vazhdueshme e frymëmarrjes gjatë gjumit mund të jetë një armik i heshtur i zemrës dhe trurit tuaj. Sipas studimeve, bllokimi i rrugëve të frymëmarrjes nga gërhitja shkakton probleme në organizëm
Kjo sepse kur ndodh ky proces, trupi nuk mbushet me oksigjen për disa sekonda apo në raste të veçanta edhe minuta. Mungesa e oksigjenit shkatërron qelizat e trurit dhe nuk lejon zemrën të pompojë gjak rregullisht.
Kur gërhitja është e vazhdueshme edhe këto probleme që prekin trurin dhe zemrën janë të vazhdueshme. Në këtë mënyrë mund të zhvillohen sëmundje si ishemia, arresti kardiak apo hipertensioni.
Për personat që vuajnë nga sëmundje kardiovaskulare rreziku është akoma më i madh, pasi zemra mund të jetë shumë e dobët. Kush janë më të rrezikuarit?
Më të rrezikuarit janë burrat në moshë madhore dhe mbi peshë, por nuk bëjnë përjashtim as fëmijët që vuajnë nga obeziteti.
Faktorë të tjerë që mund të provokojnë gërhitjen janë duhani, alkooli apo ilaçet e ndryshme të gjumit. Jetesa abuzive mund të jetë një element kyç që prek si cilësinë e gjumit ashtu edhe atë të organeve brenda në trup.
Kështu mundohuni që të kini kujdes me kilet e tepërta apo stilin e pashëndetshëm të jetesës duke e evituar plotësisht. Si ta ndaloni gërhitjen me mënyra natyrale
Një ndër kuruesit më të mirë e natural kundër gëritjes gjatë natës është vaji i ullirit. Për të shpëtuar gjumin dhe shëndetin tuaj përdorni kurën me vaj ulliri çdo natë para se të flini.
Regjistrohu në buletinin tonë informativ