Selena Gomez flet për sherrin me Haily Bieber

Marrëdhënia e artistes Selena Gomez me Haily Biber është komentuar nga shumë media të huaja. Modelja është akuzuar se ka ironizuar artisten në rrjetet sociale.Por për të sqaruar të gjithë situatën Gomez u ka bërë thirrje fansave që të jenë ‘të sjellshëm’ dhe këmbënguli se ajo dëshiron më  të mirën për të gjithë’.

Kjo deklaratë e  këngëtares vjen vetëm disa orë pasi u zbulua se Justin e kishte ironizuar atë.Artisti gjatë fundjavës organizoi një festë për ditëlindjen e tij të 29-të, ku festoi me të afërmit e tij.

Një person që nuk ishte në listën e të ftuarve ishte Selena, megjithëse dukej se i referohej  kësaj të fundit për shkak të një suveniri i cili iu dorëzua  mysafirëve.

Në të shkruhej : “Jam shumë mirënjohës që nuk përfundova me atë që mendoja se doja”.

Teksa Justin Biber nuk shpjegoi domethënien e kësaj shprehje shumë mendojnë se i është kushtuar këngëtares me të cilën ka patur një lidhje dashurie.