Sekuestrohet varka e peshkimit në liqenin e Ohrit, kryente gjueti të paligjshme


Në zbatim të Planit të Masave për evidentimin dhe parandalimin e gjuetisë së paligjshme në vijën bregliqenore Inspektorati i Peshkimit qarku Korçë në bashkëpunim me grupin e Task-Forcës, OMP Pogradec dhe Policinë Kufitare kanë kryer kontrolle në vijën bregliqenore të liqenit të Ohrit.

Gjatë kontrollit është sekuestruar një mjet peshkimi në gjueti të paligjshme.
Autoritetet kanë shtuar kontrollet të shumta kohëve të fundit në vijën bregliqenore në Pogradec sa i përket gjuetisë së paligjshme.