Sekuestrohen 45 mijë euro të padeklaruara në Portin e Vlorës, u gjetën në …

Një sasi prej 45 mijë eurosh janë bllokuar në Portin e Vlorës nga policia kufitare gjatë një kontrolli.

Burime bëjnë me dije se eurot e padeklaruara janë gjetur gjatë kontrollit në sendilen e automjetit  tip Mercedes Benz Vito që vinte nga Brindisi me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo i cili u arrestua për “ Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere”.

Sot me date 10.06.2025, rreth ores 08.00, gjate perpunimit te tragetit te linjes Brindesi-Vlore, sherbimet e DVKM Vlore, kane kaluar per kontroll ne vijen e dyte automjetin tip Mercedes Benz Vito, me targe AA 374 LC, me drejtues mjeti shtetasin Kreshnik Ramo.

Gjate kontrollit ne vijen e dyte, ne sediljen e mjetit jane gjetur nje sasi prej 45600 euro te pa deklaruara.

Menjehere eshte bere shoqerimi i shtetasit ne ambjentet e DVKM Vlore dhe po kryhen veprimet proceduriale si i dyshuar per “ Mosdeklarimi ne kufi i te hollave dhe sendeve me vlere” parashikuar nga neni 179/a i Kodit Penal“, thuhet në njoftim.