Sekuestrimi i telefonit, Ajola Xoxa sot seancë ankimi në GJKKO

Shqyrtohet sot në GJKKO ankimimi i Ajola Xoxës mbi sekuestrimin e celularit të saj gjatë kontrolleve në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.

Seanca është parashikuar të zhvillohet në orën 13:30 me dyer të mbyllura. Për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës, GjKKO zbuti masën nga arrest në shtëpi në detyrim paraqitje.

Mbetet të shihet nëse Xoxa do të paraqitet personalisht në seancë apo do të përfaqësohet nga avokati i saj.