Sekuestrimi i heroinës në Kapshticë/ Gjykata liron 4 efektivët e policisë
Në Gjykatën e Shkallës së Parë në Korçë u zhvillua masa e sigurisë për policët e Kapshticës të arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore si dhe për trafikantin e drogës Valmir Balliu, i cili u kap duke transportuar me automjetin e tij 6 kilogramë heroinë.
Katër efektivët të cilët nuk ushtruan kontrolle ndaj automjetit ku ishte fshehur 6 kg heroinë janë lënë të lirë, por Gjykata e Korçës i pezulloi nga detyra.
Në përfundim të seancës, Gjykata Korçë vendosi vleftësim si të paligjshëm të arrestimit të policëve si dhe pezullim nga detyra për:
1.N/komisar Ylli Dushku me detyre Pergjegjës Turni ne PKK Kapshticë
2.Inspektor Franc Bylyku me detyrë N/specialist kontrollor ne PKK Kapshticë
3.Inspektor Lirim Hymetllari me detyrë Trupe sherbimi ne PKK Kapshticë
4.Inspektor Denion Myteberi me detyrë Trupe sherbimi kontroll vija e dytë ne PKK Kapshticë.
Në seancën që zgjati 4 orë e 20 minuta, Gjykata la në fuqi masën arrest me burg për trafikantin Balliu.