Sekretari i PL tregon momentin e arrestimtit të Metës: Nuk bëri rezistencë, menduam se po na rrëmbenin

Sekretari Organizativ i PL, Artemis Peca ndodhej në automjet me Ilir Metën kur ky i fundit u arrestua nga agjentët e BKH.

Presidenti i PL u nxor nga makina me forcë me urdhër të SPAK, që ka ngritur ndaj tij tre akuza.

Sekretari ka qënë në automjet me Metën, teksa ka treguar edhe momentin e arrestimit.

“Ne po vinim me makinë dhe po vinin disa makina nga pas dhe unë ula shpejtësinë dhe më pas na rrethuan makinën. Pastaj dolën disa banditë me maska dhe nuk kishin as uniform dhe kishin armë dhe na hapën dyert dhe na thanë hajdeni me ne. Ne menduam se po na grabisnin dhe në një moment u trembëm, por kur pash një makinë policie mendova se ishte policia e Ramës dhe Dumanit dhe nuk kishin asnjë vendim. Na shoqëruan në komisiariat dhe ata kur shkuam atje nuk bënë asnjë veprim sepse prisnin urdhra nga Dumani vinin vërdall dhe korridore dhe flisnin në telefona. Ishte një akt i tmerrshëm”, tha Peca.