Seanca paralamentare/ Socialistët mbërrijnë në Kuvend 90 minuta para

Edhe pse do edhe 1 orë e 30 minuta që të nisë seanca plenare, deputetët e Partisë Socialiste kanë nisur të mbërrijnë në Kuvend. Kjo lëvizje duket se po bëhet në përpjekje për të shmangur tensionet me kolegët e tyre të opozitës, gjë që ndodhi në seancën e tre javëve më parë, ku deputetët e PD nuk lejonin kolegët e mazhorancës të futeshin në godinë.

U desh të përdorej hyrja e sigurisë që mazhoranca, përfshirë edhe kryetaren e Kuvendit Elisa Spiropali, të futeshin në godinë dhe të nisnin punimet.