Seanca nis me replika dhe ankesa! Bardhi për shtyrjen e raportimeve të institucioneve të drejtësisë: Shkelët Kushtetutën

Me replika dhe ankesa ka nisur seanca plenare e ditës së sotme.

Lidhur me cështjen e e raportimeve të institucioneve të drejtësisë në Kuvend, Gazment Bardhi e konsideroi këtë vendim të Spiropalit dhe një shkelje flagrante të Kushtetutës. Por kryeparlamentarja Elisa Spiropali tha se shkak është bërë mosprezenca e deputetëve.

“Duhet të vijohet me kalendarin e raportimeve të institucioneve të pavarura. Duhet të vijnë në Kuvend, dhe të ketë mundësinë për të lëshuar rekomandime për përmirësimin e punës së tyre. S’mund të mbyllni kuvendin për llogaridhënien e tyre. Vendimi juaj është shkelje flagrante e kushtetutës dhe të afateve që përcakton rregulloja e kuvendit.”, tha Bardhi.

 Ka qenë në pamundësi të drejtuesve të komisioneve për t’i përfshirë në dëgjesë për shkak të prezencës së deputetëve dhe të tjerave çështje.”, deklaroi Spiropali.