Seanca ndaj Berishës më 6 Nëntor/ Ish-kryeministri: Nuk do të paraqitem kurrë


Edhe pse gjykata ka marrë vendim që ish-kryeministri Sali Berisha do të duhet të paraqitet në datën 6 Nëntor, ora 10:00 para oficerit të Policisë Gjyqësore, sipas vendimit të Gjykatës së Posaçme, lidhur me çështjen e privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, Berisha thotë se ai nuk do ta pranojë diçka të tillë teksa thotë se “nuk do të paraqitet kurrë”.

I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha shprehet se ai nuk pranon një vendim të cilin e konsideron antikushtetues.

Fatjona Mejdini: Gjyqtarja është e spicializuar për të interpretuar Kushtetutën.

Sali Berisha: Unë jam marrë më shumë se me çdo gjë me Kushtetutën. Gjyqtarja është e specializuar për të bërë gjueti shtrigash. Ky quhet gjykim incidental, ajo refuzoi. Gjykatësja refuzoi. Tani është në Apel. Ky quhet gjykim incidental.

Blendi Fevziu: Ju e quani të padrejtë vendimin e gjykatës? Gjykata ka marrë një vendim, ju a do t’i bindeni?

Sali Berisha: Vendim antikushtetues. Kurrë.

Blendi Fevziu: Pra, nuk do të paraqiteni?

Sali Berisha: Absolutisht jo! Është vendim antikushtetues. Unë nuk kam asnjëlloj kompleksi. Qëndrimi im ka qenë mbrojtja e Kushtetutës dhe respektimi i institucioneve. Ajo e bëri vendimin pa pyetur fare dhe unë në këtë rast mund të thoja që s’kam punë me atë gjykatë, por dhashë mesazhin që pavarësisht nga shkelja do të përfaqësohem me avoketërit.

Blendi Fevziu: Po nëse gjykata merr vvendim që ju të paraqiteni forcërisht?

Sali Berisha: Unë një vendim që nuk e njoh, nuk e zbatoj. Është i turpshëm politik sepse shkon në atë shkallë që nuk është njohur kurrë pa pyetur parlamentin. Nuk e bien në Parlament sepse pas 3 vitesh hetim, nuk kanë ngritur dot akuzë, por një piramidë mashtrimi. Nga hetimi del në pah fryma klasore ndaj pronarëve