Seanca gjyqësore për vrasjen e Liridona Ademajt, Naim Murseli dhe të akuzuarit të tjerë paraqiten në gjykatë! Çfarë do të vendoset?
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës po zhvillohet sot seanca e radhës për shqyrtimin gjyqësor ndaj tre të akuzuarve për vrasjen e rëndë të Liridona Ademajt – bashkëshortit të saj Naim Murseli, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës.
Naim Murseli, i akuzuar si porositës i vrasjes së bashkëshortes së tij, ka mohuar fajësinë në seancat paraprake. Ai ka deklaruar se nëse aktakuza provohet e vërtetë, do të kërkojë vetë dënim me burgim të përjetshëm.
Ndërkohë, Granit Plava ka zgjedhur të mos flasë në sallën e gjyqit, ndërsa i akuzuari i tretë, Kushtrim Kokalla, ka mohuar të gjitha akuzat që rëndojnë mbi të.
Prokurorja e çështjes, Javorka Perlinçeviq, ka deklaruar se Prokuroria e Prishtinës ka ngritur aktakuzë të plotë ndaj tre të pandehurve për vepra penale të rënda. Sipas saj, hetimet kanë sjellë prova të mjaftueshme për të ngritur dyshime të arsyeshme për përfshirjen e secilit në krim. Në dosjen hetimore përfshihen deklarata të shumta dëshmitarësh dhe prova materiale të cilat, sipas Prokurorisë, vërtetojnë bashkëpunimin ndërmjet tre të akuzuarve në realizimin e krimit.