“Se kemi dhe mamicën që nuk na lë të gabojmë” – Rama batuta me Spiropalin dhe Majkon në Spille të Kavajës

Kryeministri Edi Rama vijon fushatën elektorale në prag të zgjedhjeve të 11 majit, këtë herë me një ndalesë në Spille të Kavajës, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e zonës. Gjatë fjalës së tij, Rama kërkoi mbështetjen e të rinjve për Partinë Socialiste dhe nuk munguan as batutat me kolegët e tij politikë, Elisa Spiropalin dhe Pandeli Majkon.

Në fund të fjalës së tij, Rama ftoi Pandeli Majkon të ngjitej në skenë, duke e prezantuar si një figurë që u ka hapur rrugën shumë të rinjve dhe të rejave për t’u bërë pjesë e Partisë Socialiste, në një kohë kur kjo forcë politike, sipas tij, shihej si “dele e zezë”.

Teksa e prezantonte si drejtues të fushatës në Kavajë, Elisa Spirolali ndërhyri duke thënë se është edhe i Rrogozhinë.

Rama bëri batutë pas këtij momenti, duke thënë se Elisa nuk i lë të gabojnë.

“Nuk e mbyll pa sjellë para jush dikë që ka qenë i vogël dhe i thinjur dhe ka hapur rrugë që shumë të rinj e të reja të bëhen pjesë e PS kur PS shihej si dele e zezë. E kemi sjellë këtu në Kavajë dhe në Rrogozhinë… po pra dhe në Rrogozhinë, se kemi dhe mamicën që nuk na lë të bëjmë gabime ,prandaj e mbajmë që mos bëjmë gabime”, tha Rama.