“S’do të kthehem më…”/ Nëna e shqiptares së zhdukur në Athinë: Mesazhi i fundit na frikëson, fshihet dikush tjetër

Familja e Emilia Veliut, 16-vjeçares shqiptare që rezulton e zhdukur prej mbrëmjes së të hënës në zonën e Petralonës në Athinë, po përballet me frikë dhe ankth për fatin e vajzës së tyre. Nëna e saj, në një rrëfim për mediat greke, ka zbuluar bisedën e fundit që ka pasur me të bijën para zhdukjes së saj.

Emilia kishte dalë për një shëtitje me shoqet, por prej asaj kohe nuk është kthyer më në shtëpi dhe komunikimi me të është ndërprerë. Telefonia e saj është e çaktivizuar, ndërsa mesazhi i fundit që ka dërguar ishte: “S’do të kthehem më në shtëpi”.

“Nuk kam dëgjuar më nga vajza ime që nga mbrëmja kur u zhduk. Më tha që do të dilte me shoqet për një shëtitje dhe nuk është kthyer më. Kur pashë vonesën u shqetësova dhe mesazhi i fundit në celular ishte ky. Kam frikë se mund të jetë përfshirë në shoqëri të keqe dhe besoj se pas këtij mesazhi fshihet dikush që dëshiron ta dëmtojë. Dua ta gjej dhe të kthehet në shtëpinë tonë”, shprehet nëna e Emilias.

Familjarët kanë bërë apel për ndihmë dhe kërkojnë çdo informacion që mund të ndihmojë në gjetjen e vajzës së tyre, ndërsa autoritetet greke vijojnë kërkimet për të zbuluar fatin e adoleshentes.