Scholz: Kryeministri i Kosovës ka premtuar se do të bëjë asociacionin
Kancelari gjerman Olaf Scholz tha, në përfundim të samitit të BE-së në Bruksel, se Kosova tashmë ka premtuar se do të realizojë Asociacionin.
“Ne kemi nga të dyja palët, si Kurti, ashtu edhe Vuçiç, nga një premtim që do t’i zbatojnë marrëveshjet bazë të Brukselit, dhe nga Kurti kemi premtimin që do të realizojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe. Kjo na është thënë qartë”, tha Kancelari Gjerman.
Në konkluzionet përfundimtare të samitit dyditor të BE-së megjithatë nuk janë hequr sanksionet kundër Kosovës dhe as janë vënë sanksione të reja kundër Serbisë, siç ishte kërkuar më parë sidomos nga pala kosovare. Scholz tha se tani do të shohim se sa do të realizohen këto premtime dhe ata që kanë përgjegjësinë politike duhet të mobilizojnë forcat për të ardhmen, pasi të dy vendet duan të hyjnë në BE”.