Sarandē/ Sherr me sende të forta, plagosen 2 persona; përfshirë edhe efektivë policie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesnatën e sotme në Sarandë. Disa persona janë përfshire në një sherr ku janë përleshur me sende të forta.

Sipas informacioneve në këtë konflikt është pëfshirë edhe një punonjës policie jashtë orarit të shërbimit.

Policia bën me dije se janë plagosur dy persona, të cilët po marrin ndihmë mjekëore.

“Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit. Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë. Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje”, njofton policia.