Sarandë/ Përfshihet nga flakët një hotel, zjarrfikësit në vendngjarje

Një hotel në lagjen nr. 4 të Sarandës është përfshirë nga flakët. Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme, duke shkaktuar panik te banorët dhe pushuesit përreth.

Menjëherë pas sinjalizimit, forcat zjarrfikëse dhe policia bashkiake kanë mbërritur në vendngjarje, ku po punojnë për shuarjen e flakëve dhe përcaktimin e shkaqeve të zjarrit.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për të lënduar, ndërsa hetimet po vijojnë për të zbuluar rrethanat e plota të ngjarjes.