Sarandë, babai godet aksidentalisht me mjetin e tij të bijën 3 vjeçare, transportohet me helikopter drejt Traumës

Një fëmijë, vajzë 3 vjeçare, e aksidentuar, është transportuar nga urgjenca e Sarandës drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur këtë mbasdite në fshatin Borsh.

Sipas burimeve policore të Sarandës mësohet se babai i 3 vjeçares, A.L, Ilia Laba, i ndodhur në lagjen e tij në Borsh

me mjetin e tij Benz me targë AB045GT, duke bërë manovër për t’u futur tek porta e oborrit të banesës së tij aksidentalisht ka goditur vajzën e tij 3- vjeçare. Menjëherë është transportuar në urgjencën e Sarandës, ku pas ndihmës së parë dhe skanerit të bërë fëmijës u konstatua se vajza nga goditje me makinë ka pësuar goditje në organet e brendëshme dhe në mushkri, por jashtë rrezikut për jetën. Për rrjedhojë është transportuar me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë.

Ndërkohë babai i vajzës, Ilia Laba, do të ndiqet në gjendje të lirë.