Sarandë, 2 vite burg biznesmenit Pando Papuçi I Konfiskohet pallati 7 katësh, ishte pa leje

Gjykata e Sarandës dënoi sot me 2 vite burg biznesmenin 68 vjecar Pando Papuçi, i akuzuar për “ndërtim të paligjshëm” dhe ka vendosur konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të objektit pallat 7 katësh në ndërtim e sipër, në lagjen nr.1, në qytetin e Sarandës.

 

 

Lidhur me këtë dosje më 22 shkurt 2024 me detyre kryeinspektore e Inspektoriatit Vendor të Mbrojtjes së Territorit pranë Bashkisë Sarandë pasi u akuzua  për ‘Shpërdorim detyre’, pasi kishte lejuar ndërtimin e pallatit pa leje, ndërsa biznesmeni, pronar i firmës që ndërtoi pallatin 7 katësh ‘2P-SJ, u shpall në kërkim.

Ky i fundit më vonë u vetëdorëzua dhe hetimi ndaj tij vijoi në gjëndje të lirë.