Samiti për Ukrainën/ Hasani pret homologun ukrainas: Diskutuam mënyrat e rritjes ekonomike

Në një konferencë të përbashkët me ministrin e Jashtëm të Ukrainës Dmytro Kuleba, ministri Igli Hasani, tha se Ukraina ka qenë përparësi e punës së Shqipërisë në të gjitha forumet ndërkombëtare.

 

Ai theksoi se në fokus të bisedës që pati me Kulebën ishte ndihma ekonomike që Shqipëria mund t’i ofrojë Ukrainës.

‘Hapja e Ambasadës tonë në Kiev, shpresojmë brenda këtij viti. Diskutuam për avancimin e marrëdhënieve të mira Shqipëri-Ukrainë. Në fokus të bisedës, ndihma ekonomike që Shqipëria mund të ofrojë për Ukrainën. Kemi diskutuar për mënyrat e rritjes ekonomike. Ukraina është e vendosur që e ardhmja e saj të jetë në krah lirive evropiane. Uroj që ky samit, të jetë frytdhënës dhe të ofroj perspektiva të reja për të ardhmen e Ukrainës.’- tha Hasani.