Samiti në Tiranë, Rama ndan pamjet nga ‘Shtëpia e Evropës’: Do të mbajë sytë e gjithë bota

Teksa sot do të zhvillohet Samiti i Komunitetit Politik Eropian në Tiranë, kreu i qeverisë Edi Rama ka ndarë disa pamje nga “Shtëpia e Evropës” në sheshin Skënderbej, ku do të presë 47 liderët evropianë .

Mirëmëngjes dhe me Shtëpinë e Europës, krijuar me vizatimet e fëmijëve të Shqipërisë, ku sot ka zbritur e gjithë Europa e ku do të mbajë sytë e gjithë bota, ju uroj një ditë të mbarë“, shkruan Rama.