Samiti “ndau” Ramën me Kurtin, takimi i “akullt” i tyre tërhoqi vëmendjen

Edi Rama “një nga një” ka pritur dje liderët e Bashkimit Europian në tapetin e kuq të shtruar përballë Kryeministrisë.

Pa dyshim që vëmendjen më të madhe mori takimi “i akullt” mes Edi Ramës dhe Albin Kurtit, ky shtrëngim duarsh ndodhi për herë të parë që pas krisjes së marrëdhënies mes dy palëve.

Rama priti homologun e tij kosovar ndërsa dhënia e dorës u shoqërua vetëm me një buzëqeshje përballë kamerave, asnjë fjalë nuk kanë shkëmbyer mes tyre.

Rama ka biseduar me të gjithë liderët që ecën në tapetin e kuq, përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiç. E njëjta qasje ishte dhe me homologun grek Kiriakos Mitsotakis.