Dita Ndërkombëtare kundër Diskriminimit të Grave dhe Vajzave që mbajnë hixhabin, mbulesën islame si një praktikë hyjnore, synon demontimin dhe demaskimin e islamofobisë dhe gjuhës së urrejtes are dhe cdo formë të diskriminimit ndaj këtyre grave dhe vajzave për shkak të aparencës së tyre identitare si muslimane.
Kjo nismë, daton prej 11 vjetesh dhe ka shërbyer në 190 vende të botës përfshirë edhe vendin tonë, të lobojnë për zgjimin e ndërgjegjes qytetare, komunitare por edhe të shoqërisë civile në respektimin e shamisë në hapësirat publike, me fokus kryesor, arsimin dhe punësimin.
Sot në botë New York nga Hose of Commons ka njohur këtë ditë si ditë të shënuar në nder të respektimit të të drejtes se grave muslimane për shanse dhe mundësi të barabarta.
Me synimin për konsolidimin e bashkëjetesës fetare dhe fuqizimin e gruas edhe në vendin tonë rrjetezimi i organizatave të shoqerisë civile po punon për ruajtjen dhe kultivimin e kësaj të drejte thelbësore
në vendin tonë.
Kjo kauzë është cilësuar në 2016 si kauza më e velrësuar online në nivel kombëtar duke fituar çmimin të rinjtë e vitit në shoqerinë civile, në 2016 me 6992 vota kundër diskriminimit të shamisë për shanse dhe mundësi të barabarta në hapësirën publike .
Vlerësim ky nga Shtëpia e të Drejtave të Njeriut në bashkëpunim me Olaf Palm International.
Në 2022 ajo vlerësohet nga kryeministri i vendit dhe bashkia Fier me motivimin “Krenaritë e Komunitetit”.