Samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë! Zbardhet agjenda
Sytë e gjithë Europës janë ditën e sotme (16 tetor 2023) në Tiranë, ku po mbahet për herë të parë Samiti i Procesit të Berlinit. Liderët e Bashkimit Europian dhe ata të Ballkanit, u pritën nga vetë kryeministri Edi Rama dhe të gjithë parakaluan në tapetin e kuq një nga një.
I pranishëm është kancelari gjerman, Olaf Scholz, vendi i të cilit inicioi Procesin e Berlinit. Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen mbërriti dje në Tiranë, ndërsa i është edhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel. Në punimet e samitit merr pjesë edhe kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis i cili tha se do të ngrejë çështjen Beleri, si edhe kryeministri spanjoll Pedro Sanchez, ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron anuloi pjesëmarrjen, mirëpo pasdite do të jetë në Tiranë vizitën e parë zyrtare.
Ndërkohë, të pranishëm janë edhe 6 përfaqësuesit e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë, që pas përplasjeve me Ramën, mbërriti në Tiranë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nga radhët e Serbisë merr pjesë kryeministrja Ana Brnabic dhe jo presidenti Aleksandër Vuçiç për shkak të angazhimit të tij në Kinë.
Samiti po zhvillohet për herë të parë jashtë kufijve të BE-së dhe organizimi i është besuar qeverisë shqiptare.
Në orën 12:00 do të nisë punimet sesionin i parë, ku do të diskutohet mbi Integrimin e Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE. Në sesionin e dytë, do të diskutohet bashkëpunimi për investime në fusha të ndryshme, ndërsa në fund do të këtë një konferencë të përbashkët Rama-Scholz Von der Leyen.
Lajm në përditësim….
AXHENDA
- 11:30 Fjala e hapjes (3 minuta)
- H.E. Edi Rama, Kryeministri i Shqipërisë H.E. Olaf Scholz, kancelar i Republikës Federale të Gjermanisë
- H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- H.E. Charles Michel, President i Këshillit të BE-së
- 12:00 – Sesioni I i Punës: “Integrimi i Rajonit në Tregun Unik dhe Përmirësimi i Konvergjencës me BE” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
- Formati: 1+2
- Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
- 13:30 – Foto familjare
- 14:00 – Dreka e punës: “Marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe çështjet dypalëshe: Drejt një paradigme të re evropiane” Vendi: restorant Padam
- Formati: 1+0
- 15:30 – Sesioni II i punës: “Mbështetja e tranzicionit të gjelbër dhe dixhital në Ballkanin Perëndimor: Sfidat dhe mundësitë për investime dhe rritje” Vendi: Salla kryesore e Piramidës
- Udhëheqësit dhe kryetarët e delegacioneve ftohen të kontribuojnë (3 minuta)
- 16:45 – Përurimi i Kolegjit të Evropës, Tiranë
- Përshëndetje nga znj. Federica Mogherini, Rektore e Kolegjit të Evropës
- Znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Arsimit dhe Sportit
- Znj. Majlinda Dhuka
- H.E. Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- H.E. Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
- Ora 17:30 – Nënshkrimi i Marrëveshjes Rajonale për Njohje Reciproke te Vendi i Kualifikimit Profesional: Piramida
- 17:45-Konferencë e përbashkët për shtyp
- H.E Edi Rama, Kryeministër i Republikës së Shqipërisë
- H.E. Olaf Scholz, kancelarja e Republikës Federale të Gjermanisë H.E Ursula von der Leyen, Presidente e Komisionit Evropian
- Vendi: Piramida
- 18:30 – Ceremonia e hapjes së Piramidës
- Video projeksion i Piramidës
- Fjalimet (Kryetari i AADF, Përfaqësues i TUMO-s, Kryetar i Bashkisë Tiranë, Kryeministri Rama)
- Përvoja e shfaqjes së dritës në VR
- Turne me guidë në Demonstrimin e Robotikës Piramidale. Në këtë event dhe turne janë të ftuar edhe bashkëshortët e liderëve
- 19:30 – Fundi i eventit