Samiti i NATO-s në Holandë/ Edi Rama ndan foton familjare nga pritja mbretërore me liderët e Aleancës

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale foton zyrtare familjare nga pritja e organizuar nga Familja Mbretërore e Holandës për liderët e vendeve anëtare të NATO-s. Kjo pritje e nivelit të lartë shënoi hapjen simbolike të punimeve të Samitit të NATO-s, që po zhvillohet në Hagë.

Në foton zyrtare shfaqen të gjithë liderët e vendeve të Aleancës së Atlantikut të Veriut, të rreshtuar krah për krah nën ambientin solemn të rezidencës mbretërore. Midis tyre është edhe Kryeministri Edi Rama, i cili u paraqit në këtë event me bashkëshorten e tij, znj. Linda Rama.