Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Rama propozon “aleancën përtej armatimit”: Tërheqja e të rinjve dhe fuqizimi i arsimit, prioritet për një Europë të re
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian, ka propozuar krijimin e një aleance të re, përtej armatimit, që të fokusohet në arsimin, shkencën dhe inteligjencën artificiale.
Sipas Ramës, kjo aleancë do të shërbente si një burim dijeje dhe inovacioni, duke krijuar mundësi për vendet joanëtare të Bashkimit Europian që të bëhen kufij të rinj të Europës, duke përsëritur frymën e unitetit pas rënies së murit të Berlinit.
Edi Rama: Nuk duhet të investojmë vetëm te mbrojtja, por te zemrat e mendjet që do të mbartin me vete shpirtin e Europës. Pse mos të imagjinojmë një KPE të arsimit, shkencës dhe Inteligjencës Artificiale. Një aleancë përtej armatimit. Një burim dijeje, kërkimi e inovacioni, ku vendet që nuk janë anëtare të BE-së bëhen kufij të rinj, ringjallje e asaj që pasoi rënien e murit të Berlinit. Duhen tërhequr të rinjtë në përqafimin e Europës, ku nga këto investime pati dividentë të lartë. T’u japim të rinjve të Europës një arsye më të mirë për të qëndruar se sa të flasim vetëm për armë, për të ëndërruar në tokën europiane.
Le të sigurohemi që rrugëtimi i Europës nuk është një udhëtim rrëmbimi, por një udhëtim kthimi dhe rilindjeje, një kthim në shtëpi. Padyshim një shtëpi që nuk ngjan me formën e armëve por me imagjinatën e fëmijëve tanë e etërve tanë, një vizion që na takon ne ta sjellim në jetë.