Samiti i Komunitetit Politik Europian, Rama pret Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa

Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.

Pritet konferenca e përbashkët për shtyp e kreut të qeverisë  me Presidentin e Këshillit Europian Antonio Costa.

Së bashku me Presidentin Costa, BE-ja do të përfaqësohet edhe nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Përfaqësuesja e Lartë për Punët e Jashtme, Kaja Kallas.

Samiti do të përfshijë seanca plenare hapëse dhe mbyllëse, me tryeza të rrumbullakëta tematike paralele dhe takime dypalëshe midis tyre.