Samiti i Komunitetit Politik Europian në Tiranë – Erdogan mbërrin me bashkëshorten, përshëndet Ramën me shtrëngim duarsh

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Samitin e Komunitetit Politik Europian që po mbahet në Tiranë, duke qenë i vetmi lider që erdhi në shoqërinë e bashkëshortes së tij.

Erdogan u prit nga kryeministri Edi Rama, me të cilin pati një shtrëngim duarsh në tapetin e kuq, ndërsa Rama e shoqëroi deri te vendi ku qëndronin mediat.

“Çfarë është ajo që prisnim, presim shumë gjëra me vëllanë tim shqiptar. Në Shqipëri e gjithë bota do të thërrasë zërin e paqes”, ka thënë në turqisht Erdogan.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by replika.al (@replikealbania)