Samiti i Komunitetit Politik Europian/ Mbërrin presidenti serb Vuçiç, takim i “akullt” me kryeministrin Rama
Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, që po mbahet sot në kryeqytetin shqiptar.
Vuçiç u prit nga kryeministri Edi Rama në tapetin e kuq, ku të dy liderët shkëmbyen përshëndetje formale, por atmosfera e takimit dukej dukshëm e ftohtë.
Pamjet tregojnë një përshëndetje të shkurtër dhe një distancë të dukshme mes dy politikanëve të Ballkanit Perëndimor, në kontrast me mikpritjen më të ngrohtë që Rama u rezervoi disa prej liderëve të tjerë europianë.