Samiti BE-Ballkani Perëndimor për planin e rritjes ekonomike, nis pritja e liderëve

Liderët e Ballkanit Perëndimor janë bashkuar në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor. Kryeministri Edi Rama po pret liderët në hyrje të Pallatit të Kongreseve.

Në fokus të samitit do të jetë zbatimi i Planit të Rritjes Ekonomike, si edhe rrugëtimi i vendeve të rajonit në Bashkimin Europian.

Si përfaqësues i BE-së, do të jetë në Tiranë Komisioneri për Zgjerimin e Fqinjësinë, Oliver Varhelyi.  Ndryshe nga samiti për Ukrainën ku nga Kosova ishte e pranishme presidentja Vjosa Osmani, sot nuk do të ketë asnjë përfaqësues. Kryeministri Albin Kurti do t’i adresohet samitit me një videomesazh. Ndërkoh mungon edhe kryeministri i Malit të Zi, Milojko Spajic.

Nga ana tjetër i pranishëm do të jetë presidenti serb Aleksandër Vuçiç.Për herë të parë si kryeministër i Maqedonisë së Veriut, do të jetë i pranishëm në samit edhe Talat Xhaferi.

AXHENDA
09:45 Fjala hapëse, Rama dhe Varhelyi
10:45 Foto familjare
12:00 Firmosja e marrëveshjes
12:30 Konferencë për shtyp, Rama dhe Varhelyi